Gazeta Si - Një 32-vjeçar, i cili ishte deklaruar i humbur nga familja e tij është gjetur në ujërat e lumit Osum në Berat.
Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe u dërgua pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.