Ka ndodhur

Kapet 47-vjeçari në Pukë, u dënua me 8 muaj burg nga GJKKO për korrupsion për zgjedhjet e 25 prillit

Gazeta Si - Vasil Shabani, 47 vjeç, është vënë në pranga nga policia në Pukë, pasi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 10 Janar 2023 me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Shabani u kap disa javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Pukë, ku po qarkullonte me të dhënat e 27 qytetarëve dhe fleta të ngjashme si ajo e votimit me vete. Atij iu gjetën gjithashtu edhe 500 mijë lekë të rinj, që dyshohet se do i shpërndaheshin votuesve.

Më pas gjykata vendosi ta hetojë në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nën hetim u vu drejtuesi i LSI-së në Pukë Demir Syla.

Policia gjeti në ambientet e biznesit të tij një tjetër fletë të ngjashme me atë të votimit dhe një fletë të bardhë format ku ishin shkruar me lista emërore të dhënat personale të 27 personave, përfshirë këtu emër, atësi, mbiemër dhe numrat e ID. Sipas policisë, ata hartonin lista me emrat e qytetarëve, duke u premtuar para në këmbim të votës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë