“Nxorra hanxharin, bam në fytyrën e saj dhe e kapa nga fyti. Qepe gojën kur*vë!” Këto janë fjalët e Andrew Tate, një influencer në rrjete sociale i arrestuar në Rumani, akuzuar për krim të organizuar, trafik njerëzish dhe përdhunim. Ndryshe nga të tjerë që janë akuzuar për krime të njëjta, Tate ka një bazë të fortë me miliona adhurues në internet, shumica djem të rinj.
Ndërkohë që qasjet e tij (përfshirë se gratë janë pronë e burrave dhe se viktimat e përdhunimit duhet të mbajnë përgjegjësi për sulmet ndaj tyre) fitojnë mirëkuptim, shkollat dhe prindërit po shqetësohen se si të ulin ndikimin e tij tek djemtë.
Të sqarohemi: kjo nuk ka të bëjë vetëm me Tate. Po, një numër shqetësues i djemve janë ekspozuar ndaj mizogjinisë së tij, vetëm videot e tij në TikTok kanë 11.6 mld shikime. Tërheqja e të rinjve ndaj tij nisi që kur media i dha atij hapësirë. Ky nuk është një rast i tipit “macho Svengali” që i bën lavazh truri djemve. Nuk është as rast që prek dhe ngelet vetëm në Britani. Edukimi feminist duhet të jetë global.
Edhe nëse Tate burgoset apo humb zërin e tij mediatik, problemi i mizogjinisë (mospëlqimi, përbuzja ose paragjykimi ndaj grave përshkak të gjinisë së tyre.) ekstreme do të mbetet. Shkollat duhet të jenë të kujdessshme kur kornizojnë mësimet kundër Tate, sikur ai vepron në një mjedis të izoluar. Kjo i humbet kontekstin jetësor thelbit dhe rrezikon “luanizimin” e Tate duke e bërë atë të duket si martiri i rënë që ai dëshiron të promovojë.
Shkollat duhet të ofrojnë informacione për marrëdhëniet cilësore, për edukimin seksual, për miratimin dhe respektin. Dhe kjo jo në një sesion të rastësishëm, por në një forum të rregullt.
Aty duhet të mësohet se ka edhe modele të tjera meshkujsh, si ai i futbollistit Marcus Rashford. Duhet mësuar se stereotipizimi gjinor dëmton edhe djemtë po ashtu. Duhet qartësuar se feminizmi nuk është kundër burrave.
Mësuesit dhe prindërit duhet të mësohen me retorikën e Youtube, Reddit dhe Tik Tok që të tentojnë të kuptojnë botën e fëmijëve. Bisedat duhet të jenë të qeta, të rregullta, të hapura dhe të pa gjykuara. Lërini të rinjtë të drejtojnë.
Inkurajoni skepticizmin për burimet e informacionit online. Këtë duhet ta bëjnë edhe prindërit e mësuesit burra, jo vetëm gratë. Shkollat kanë shumë përgjegjësi. Duke pritur për dikë si Tate që të nisë këshillimi bëhet shumë vonë.
Duhet të ketë fondacione sipas moshës që mësojnë miratimin seksual që në fillore jo kur bëhen adoleshentë, kur më shumë se 50% kanë parë tashmë pornografi.
Duhet të kuptojmë se sipas studimeve, fëmijët ngacmohen përditë seksualisht, online apo jo.
Tatë i thotë djemve të rinj se ata duhet të jenë kampionë, por në fakt ai e bën këtë për arsye fitimi.
Të mësosh se mënyra e vetme për të qenë burrë është të zotërosh, të kontrollosh dhe të shfrytëzosh gratë është një recetë për një jetë të trishtuar dhe të vetmuar, jo një jetë plot marrëdhënie dhe sukses. Kjo nuk ka të bëjë me sulmin ndaj djemve, por për t’i mbështetur ata: ata meritojnë shumë më mirë.
Nga Laura Bates – Themeluese e projektit” Everyday Sexism” dhe autore e librit “Ndreqni sistemin, jo gratë”.
Burimi:Financial Times/Përshtati: Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.