Ka ndodhur

62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia në portin e Durrësit, arrestohen 13 persona

Nga Gazeta 'SI' - 62 mijë litra naftë janë sekuestruar në Portin e Durrësit dhe janë arrestuar 3 persona, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes shqiptare dhe 10 shtetas të huaj.

Sipas Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesit e Guarda di Finanza në Shqipëri, nafta vinte kontrabandë nga Libia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu u bë arrestimi në flagrancë i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes “Geni”, E. Q., 31 vjeç, K. K., 30 vjeç, S. G., 65 vjeç, banues në Durrës dhe M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj.

Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po në vijim, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjestarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç, I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç.

Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë