Ka ndodhur

Fier, shpërndante kokainë në doza, arrestohet 33-vjeçari

Gazeta Si- Pas një operacioni policor në Fier, ka rënë në pranga një 33-vjeçar i cili shiste drogra të forta në doza.

Policia ka sekuestruar doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera.

Vihet në pranga poseduesi i tyre me inicialet V.B, 33-vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë