Ka ndodhur

Kapet në Kroaci një tjetër ngarkesë heroine, në pranga një 24-vjeçar shqiptar

Gazeta Si – Një 24-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Kroaci, pasi në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine. Ngarkesa, sipas autoriteteve kroate, vinte nga Shqipëria.

Në makinën me targa shqiptare u gjetën 11 kilogramë heroinë, që u tentua të futej në Kroaci nëpërmjet pikës kufitare Konavo. Ky është një rast i përsëritur në Kroaci brenda një kohe të shkurtër.

Më 10 janar u ndalua një makinë me targa shqiptare, që gjithashtu kishte 11 kilogramë heroinë, kurse më 16 dhjetor po në Kroaci në një autobus me targa shqiptare u kapën me 5.4 kilogramë heroinë dhe 5.6 kilogramë kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë