Ka ndodhur

Konflikt me të shtëna armësh në Fier, plagoset një 50-vjeçar

Gazeta Si - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të premte në qytetin e Fierit, në afërsi të një qendre tregtare.

Policia thotë se rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A.N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka nisur hetimet.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet i plagosuri është qëlluar në rrugë nga persona të paidentifikuar nga një mjet në lëvizje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë