Gazeta Si - Një 35 vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Pogradec për vjedhjen e 4 automjeteve. Policia bën me dije se i riu u arrestua për vjedhjen e një mjeti tip “Toyota” e më pas rezultoi autor i vjedhjes së 3 automjeteve të tjetra në Prrenjas dhe Elbasan.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota” më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.