Lojëra me Dore

Osaka shpjegon mungesën: Do bëhem nënë, mezi pres që im bir të më shohë të luaj!

Gazeta Si – Tenistja 25-vjeçare japoneze njoftoi pak ditë më parë tërheqjen nga Australian Open. Tani tregon e lumtur arsyen: është shtatzënë. Babai i fëmijës është reperi Cordae.

Takimi me Australian Open është shtyrë për 2024-ën! Naomi Osaka do të marrë një vit pushim dhe këtë herë arsyeja është një nga më të lumturat. Japonezja ka bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se është shtatzënë për herë të parë. Një lajm që ka surprizuar botën e tenisit.

Naomi Osaka. Gazeta Si, 12 janar 2023

“Vitet e fundit kanë qenë të vështirë, – shkruan Osaka në postimin e saj të fundit. – Këto muaj larg sportit më kanë bërë të dashurohem sërish me lojën, së cilës i kam dedikuar jetën. Di që jeta është e shkurtër dhe çdo ditë është një bekim i ri, një aventurë e re. E ardhmja më rezervon shumë gjëra dhe mezi pres që im bir të shohë një nga ndeshjet e mia dhe të thotë: ‘ajo është nëna ime!”

Në fund Naomi ka siguruar fansat e saj për rikthimin në fushë: “Viti 2023 do të jetë i mbushur me leksione për mua dhe shpresoj t’ju shoh në Australian Open e ardhshëm. Ju dua të gjithëve pafundësisht”. Edhe Ashlei Barti së fundi ka njoftuar se pret një fëmijë me partnerin e saj Gerri Kisik.

Reperi Cordae, partneri i Naomi Osakas. Gazeta Si, 12 janar 2023

Osaka pret fëmijën e parë dhe babai është reperi amerikan, Cordae. Njihen që prej vitit 2019 dhe lidhja e tyre u bë publike teksa ndiqnin një ndeshje basketbolli së bashku në Los Anxheles. Në atë kohë Cordae nuk e dinte që Naomi ishte superstar i tenisit dhe para se të futej në botën e raketës falë të fejuarës, dinte vetëm emrat e Venus dhe Serena Uilliams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë