Gazeta Si – Roxher dhe Rafa, rivalitet dhe miqësi. Sfida dhe miqësi që kanë shoqëruar një karrierë dhe i kanë dhënë llustër historisë së tenisit gjatë 15 viteve të fundit, deri në lamtumirën e Federerit në Londër në një dyshe me Nadal.
Tani ky rivalitet do të kthehet në këngë, e shkruar dhe kompozuar nga Françesko Sesa, i cili e dashuron dhe e ndjek si profesionist. “Fluturohet sot në mbrëmje” – është titulli i këngës, që i kushtohet raportit mes Federer dhe Nadal.
Një rivalitet, por edhe diçka më shumë. Një ballafaqim stilesh dhe personaliteti, në shenjën e respektit dhe vlerësimit. Dy të mëdhenj të sportit të tyre, që janë përmirësuar me kalimin e viteve.
“Për këtë, – shpjegon autori, – kënga zhvillohet me përplasjet mes të dyve, për t’u zgjidhur pastaj në një takim. Roxher dhe Rafa, magjia juaj është të bëni poezi nga një lojë, që mëson të duash atë që është kundër meje, sepse nuk ekzistoj, nëse nuk je ti”.
Kantautori italian thotë më tej se teksti është “shkruar duke gërmuar brenda emocioneve që Roxher dhe Rafa kanë përcjellë tek ata që i shohin. Një spektator, në rastin tim, nga momenti që kam përjetuar nga rivaliteti para se të nisja karrierën si gazetar”.
Kënga flet edhe nëpërmjet imazheve: Federer që pikturon botën me raketën në dorë dhe Nadal që është pendë dhe vullkan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.