Gazeta Si – Novak Gjokoviç në dyshim për Australian Open për shkak dëmtimi. Një vit më parë ai stërvitej intensivisht në Laver Arena, duke shpresuar të luante, para se të përjashtohej nga qeveria australiane.
Tani Gjokoviç triumfoi në Melburn dhe nisi stërvitjen para turneut të parë Slam të sezonit, por pas gjysmë ore u ndal. Arena ishte plot me tifozë për stërvitjen e tij me Danil Medvedev, mikun-rival, por serbi ndjeu sërish një shqetësim në muskujt e këmbës së majtë.
Ish-numri 1 synon rikthimin në fron, por dëmtimi ka bërë që të bien sirenat e alarmit. Gjokoviç u ndal disa herë për të masazhuar këmbën dhe nuk e përfundoi stërvitjen. Lodhja pas finales ndaj Kordas në Adelaide, një betejë që zgjati më shumë se 3 orë, bën të vetën.
Gjokoviç qëndroi në fushë vetëm 36 minuta, më pas preferoi ta linte Arenën, pasi humbi setin stërvitor 6-4. Nga fillimi i Australian Open duhet edhe më pak se një javë, ndaj dhe për serbin koha shtrëngon. Ai do të trajtohet me terapi. Që Nole nuk është i qetë, u pa që në finalen kundër Kordas, kur ai shpërtheu kundër menaxherit dhe vëllait të tij.
Në Australian Open mungon numri 1 Alkaraz, ndaj dhe nëse Gjokoviç nuk ia del, do të ishte një goditje e madhe për turneun australian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.