Gazeta Si - Një automjet përfundoi në lumin Shkumbin këtë të martë, teksa udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Policia njofton se nga aksidenti nuk ka pasur viktima për fat të mirë. Në automjet ndodhej vetëm shoferi, një 48-vjeçar banues në Xibrakë, Elbasan, i cili pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
"Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, - tha dhe policia e Elbasanit në një njoftim për ngjarjen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.