Ka ndodhur

Pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës nga moti i keq

Gazeta Si - Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare, është pezulluar nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjensive detare, në datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive.

"Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”, - thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë