Ka ndodhur

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë me ujë rrugët e Lezhës

Gazeta Si - Mëngjesin e kësaj të marte dhe gjatë orëve të mbrëmjes të hënën, Lezha është shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e reshjeve, lagjja “Beslidhja” ka pasur prezencë të lartë uji nga bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza, duke sjell problem në qarkullimin e automjeteve dhe dërgimin e fëmijëve për në shkollë.

Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuen nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë këtë situatë problematike.

Ndërkohë nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë