Ka ndodhur

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga e përfundon në greminë, 2 të plagosur rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një aksident që ka ndodhur në një rrugë në fshatin Smollik, e cila të lidh me rrugën e Arbrit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.  Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë