Gazeta Si - Me urdhër të SPAK, policia ka ushtruar kontroll pasditen e kësaj të shtune në shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel pranë Tiranës. Sipas burimeve paraprake, mësohet se gjatë kontrollit në banesë nuk ka qenë asnjë familjar.
Në banesën e Martinajt nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme dhe autoritetet mësohet se kanë marrë vetëm dokumente.
Më 26 dhjetor 2022, forcat e policisë zhvilluan kontroll në banesat e të afërmve të tij në Fushë-Kuqe, ku u gjetën armë të paligjshme dhe uniforma policie të fshehura në koshere bletësh.
Policia organizoi kontrolle në një ndërtesë e rrethuar me mure të larta dhe e pajisur me kamera të sigurisë, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kërkuar nga SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”.
Pavarësht se nga armët dhe municionet e gjetura, nuk pati asnjë person të ndaluar apo shoqëruar në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.