Ka ndodhur

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot, përplasen dy makina

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.

Për fat të mirë, nuk ka viktima nga ky aksident. Dëmtime ka pësuar më shumë njëri nga drejtuesit e automjeteve, ai që drejtonte makinën tip “Opel”. Ai është transportuar për në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë zonë ka pasur vazhdimisht aksidente rrugore, që shpesh kanë rezultuar me pasoja fatale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë