Gazeta Si - Një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit “Katund i Ri” në Elbasan është shkrumbuar nga zjarri mesditën e kësaj të enjteje, ku dyshohet se shkak ka qenë një defekt në sistemin eelektrik të godinës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale. Ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit e fabrikës.
Në fabrikën që ndodhet pranë ish-kombinatit metalurgjik, prodhohej sfungjer. Ndërkohë, nuk dihen dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit, që ka shkaktuar dhe ndotje mjedisore, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.
Në vendngjarje, po punojnë 4 mjete dhe dhjetëra efektivë zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.