Ka ndodhur

Nën hetim 43-vjeçari, betoniera që drejtonte shkarkoi materiale në det

Gazeta Si - Një 43-vjeçar është vënë nën hetim, pasi mjeti tip betoniere që drejtonte,  shkarkonte ngarkesën e saj në plazhin e Durrësit në bregdet. 

Pas pamjeve të publikuara në rrjetet ssociale, ka ardhur edhe reagimi i policisë në Durrës, e cila ka deklaruar se ka proceduar penalisht shoferin, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, i cili akuzohet tashmë për veprën penale “Ndotja e ujërave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë