Ka ndodhur

Me pistoletë me fishek gati në fole, arrestohet 49-vjeçari i dënuar për vrasje

Gazeta Si - Një 49-vjeçar në Fier i dënuar më parë dy herë është arrestuar sërish nga policia pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë.

49-vjeçari Shpëtim Kanda e mbante pistoletën me fishekë në fole gati për qitje. Policia ndërhyri për ta arrestuar pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative.

Aksioni u zhvillua në fshatin Hoxharë. Shpëtim Kanda u ndalua teksa udhëtonte me makinë.

49-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë