Lojëra me Dore

Ndryshojnë rregullat anti-Covid në SHBA, Gjokoviç sërish në telashe

Gazeta Si – Ndryshojnë rregullat anti-Covid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 10 prill. Tenisti serb nuk është vaksinuar kurrë dhe mund ta humbasë dy turnetë amerikanë.

Nuk ka paqe për Novak Gjokoviç. Pas lajmit të mirë të rikthimit në Australi, ku janë modifikuar normativat anti-Covid, SHBA-të mund t’i mbyllin dyert ish-numrit 1 të botës. ‘Transport Security Administration’ ka azhurnuar udhëzimet në lidhje me të huajt që shkojnë në SHBA, duke konfirmuar detytimin për vaksinën ndaj Covid-it, të paktën deri më 10 prill.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 4 janar 2023

Para kësaj date janë në program ‘Masters 1000’ të Indian Uells dhe Majemit, turne që Gjokoviç mund të mos i luajë. Serbi, i cili nuk është vaksinuar asnjëherë, duke i qëndruar besnik vendimit të tij, do të humbiste kështu “Sunshine Double” për të dytin vit radhazi.

I impenjuar në ATP të Adelaide 1, ‘Nole’ do të kthehet në fushë më 16 janar për ‘Australian Open’. Këtë turne e humbi vitin e kaluar, pas çështjes së shumëpërfolur që u mbyll me përjashtimin e tij nga Australia. Në Melburn Gjokoviç do të synojë të fitojë turneun e 22-të Slam në karrierë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë