Ka ndodhur

Me armë zjarri kallashnikov në vendin e punës, kapet i riu nga Vlora

Gazeta Si - Një 24-vjeçar në Vlorë është arrestuar me një armë zjarri tip kallashnikov pa leje në ambientin e punës.

Policia thotë se shtetasi V.A., banues në lagjen “24 Maji”, ka rënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë