Ka ndodhur

Kërkohej në Shqipëri dhe Mal të Zi për trafik droge, në pranga 43-vjeçari nga Berati

Gazeta Si - Një 43-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare, por dhe malazeze për prodhim dhe shitje narkotikësh, është arrestuar në Berat.

Si rezultat i operacionit të koduar “Vendngjarjet”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen "30-vjetori”, Berat.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë