Ka ndodhur

Tërmet me magnitudë 3.2 në Shqipëri, epiqendra në Bulqizë

Gazeta Si – Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter janë ndjerë gjatë mesditës së sotme në vendin tonë.

Epiqendra e tërmetit, sipas EMSC, ishte në Bulqizë, rreth 44 kilometra në verilindje të Tiranës. Thellësia e tërmetit ka qenë rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Nuk ka raportime deri tani për dëme material nga ky tërmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë