Ka ndodhur

AKU bllokon 566 kg mish në një ‘Fast-Food’ në Tiranë jashtë standarteve

Gazeta Si - Një sasi prej 566 kg mish që përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në një "Fast Foood" në Tiranë, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve. Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare", - thuhet në njoftim.

Na ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë