Ka ndodhur

I moshuari plagos me thikë kamerierin 22-vjeçar në Lushnjë

Gazeta Si - Një 66-vjeçar u arrestua në Lushnjë, pasi goditi me thikë një 22-vjeçarin gjatë një konflikti të çastit. Policia thotë se rreth orës 12:40, në ambientet e një "Fast Food"-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A.C., në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L.M., kamerier në këtë biznes. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L.M., po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.    

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë