Ka ndodhur

Foto / Dëmtohen 2 prej skulpturave të bllokut muzeal në Korçë

Gazeta Si - Skulpturat e parkut të qytetit të Korçës janë dëmtuar gjatë natës nga persona të paidentifikuar. Sipas informacioneve, janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.

Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Skulpturat janë të krijuara prej guri, janë abstrakte, të punuara nga artistë nga e gjithë bota. Janë më tepër se 90 skulptura të ekspozuara te ky bllok muzeal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë