Ka ndodhur

Digjet gjatë natës një makinë ‘Porche’ në Vlorë

Gazeta Si - Një makinë është djegur në Vlorë gjatë natës në lagjen “24 Maji”. Policia thotë se mjeti është në pronësi të Daniel Qendrajt.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche'", njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Është mësuar se pronari i makinës ka një servis që rregullon fenera automjetesh. Ai nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, megjithatë dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Sipas banorëve, makinës tip “Porche” i është vendosur zjarri vetëm 30 minuta, pasi pronari ka mbyllur punën dhe ka shkuar në shtëpi.

Zjarri mendohet se është vënë me lëndë djegëse. Polica po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sigurimin e  kamerave të sigurisë në atë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë