Ka ndodhur

Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, dy persona e godasin me grushte

Gazeta Si – Pjerin Çuku, drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, është dhunuar pasditen e sotme nga dy persona. Ata e kanë goditur me grushte dhe më pas janë larguar me vrap.

Pjerin Cuku, drejtori i Postes ne Lezhe. Gazeta Si, 26 dhjetor 2022

Policia bën me dije se dy personat janë konfliktuar me Çukun, por nuk dihet, nëse ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së këtij të fundit. Agresorët nuk janë indentifikuar ende.

Njoftimi i Policisë
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P.Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë, dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Një përgjigje te “Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, dy persona e godasin me grushte”

  1. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë