Ka ndodhur

Vlorë, 22-vjeçari rreh të atin dhe e kërcënon me thikë

Gazeta Si - Një 22-vjeçar u arrestua në Vlorë, pasi dyshohet se dhunoi fizikisht të atin dhe e kërcënoi atë me thikë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Shkaqet e ngjarjes në fjalë mbeten të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë