Ka ndodhur

Itali, 8-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në anë të rrugës nga një grua

Gazeta Si - Një fëmijë shqiptar, vetëm 8 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Foggia të Italisë në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të cilat i referohen policisë, djali i vogël ka qenë në anë të rrugës shtetërore 90, pranë një ferme, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua.

I mituri u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pak kohë më pas. Në vendngjarje kanë mbërritur patrulla me makina policie dhe polici rrugore, të cilat kanë kryer konstatimet e rastit.

Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore 90, midis Foggia dhe Bovino, në Borgo Segezia, në një zonë pa ndriçim dhe të karakterizuar nga prania e disa fermave dhe pronave në fshat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë