Ka ndodhur

Makina bie në liqen, humb jetën drejtuesi në Gramsh. Plagoset nipi dhe mbesa

Gazeta Si - Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident pasditen e 25 dhjetorit në fshatin Mashan të Gramshit, ndërsa nipi dhe mbesa e tij kanë mbetur të plagosur.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Hekuran Perfundi, drejtuesi i makinës.

Ai udhëtonte së bashku me nipin dhe mbesën, 7 dhe 11 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se viktima ka përuar infarkt ose trompozë dhe ka humbur jetën pa rënë ende poshtë makina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë