Ka ndodhur

I dënuar për drogë dhe armë pa leje, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si - Në Shkodër, policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Kristian Lacuku, i cili është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F. T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë