Ka ndodhur

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, ‘arrest shtëpie’ për ish-kryebashkiakun e Himarës

Gazeta Si - Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Vlorës, dy ditë pasi aksidentoi për vdekje me makinë një të mitur në Llogara.

Bollano u shoqërua në masa të rrepta sigurie nga spitali i Vlorës për në Gjykatë, ku dhe iu komunikua vendimi për mos lënien në burg. Mësohet se shkak i arrestit në shtëpi ka qenë shëndeti jo i mirë i ish kryebashkiakut Bollano.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti.

17-vjeçari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhej në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanoska kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.

Bollano, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të Omonias, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë