Ka ndodhur

Trupi i pajetë në Papër, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin

Gazeta Si - Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një 60-vjeçar, i cili u gjet i pajetë të enjten në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër.

60-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një makine ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, me gjatësi 178 cm, ka pasur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë.

Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Policia njofton se për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan.     

Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë