Ka ndodhur

Foto / Digjen 3 makina në Shkodër, ‘Benz’-at e dy vëllezërve dhe një tjetër

Gazeta Si - Dy mjete tip “Mercedez-Benz” në pronësi të dy vëllezërve janë shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e të enjtes në Shkodër si pasojë e një zjarri.

Mësohet se dy automejtet ishin të parkuara në rrugë në lagjen “Ndoc Mazi” dhe ishin në pronësi të vëllezërve A.D., 22 vjeç dhe K. D., 20 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu,si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo jo.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë