Ka ndodhur

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja

Gazeta Si - Drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye ende të paqarta.

Ajo mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.

Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.

Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë