Ka ndodhur

Ish-kryebashkiaku i Himarës përplas me makinë 17-vjeçarin. I riu përfundon në koma

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Qafën e Llogorasë ku ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka përplasur me makinë një 17 vjeçar që po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së sportit, ku 66 vjeçari Bollano, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz përplasi 17 vjeçarin E.H. kalimtar në rrugë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në koma, ndërkohë që ish-kryebashkiaku është shoqëruar në komisariat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

17 vjeçari pritet të niset për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë