Ka ndodhur

I riu bie në kontakt me rrymën, gjendet i vdekur pranë kabinës elektrike

Gazeta Si - Një 24-vjeçar me iniciale A.D., është gjetur pa shenja jete në lagjen numër 14 në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë