Ka ndodhur

Fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, tymi mbulon Vlorën nga djegia e gomave

Gazeta Si - Një pjesë e mirë ë qytetit të Vlorës është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi mëngjesin e kësaj të marte.

Gomave të mbledhura në qytet nga serviset dhe gomisteritë u është vënë flaka gjatë orëve të mëngjesit në fushën e mbetjeve.

Rreth fushës së mbetjeve janë 3 lagje “1 maj”, “24 maj” dhe “Kushtrimi” dhe banorët e tyre janë të parët që vuajnë pasojat e këtij tymi kancerogjen.

Është dashur ndërhyrja e më shumë se një zjarrfikëseje për të shuar flakët.

Tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, ndërkohë që zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes në përpjekje për të shuar flakët.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë