Ka ndodhur

Makina del nga rruga, 1 i vdekur dhe tre të plagosur në Elbasan

Gazeta Si - Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik që ndodhi në Labinot Fushë të Elbasanit mëngjesin e kësaj të marte  në aksin rrugor “Samurr-Qafë Mollë”.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i makinës, 38-vjeçari me iniciale B.S.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë të cilët udhëtonin në të njëjtën makinë, kanë mbetur të plagosur. Ata janë anëtarë të një familje; M.M., F.M. dhe B.M., të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.   

Sipas burimeve paraprake, mësohet se shoferi humbi drejtimin mbi mjetin dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë rurale të qytetit dhe nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë