Ka ndodhur

I shpërtheu bombola në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçari nga Maliqi

Gazeta Si - Ka ndërruar jetë në repartin e djegieve në QSUT, Tiranë, djali i familjes Konica në Maliq, i cili së bashku më të atin dhe kunatin e këtij të fundit mbetën të plagosur të shtunën nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë.

Taulant Konica, 34 vjeç, prej mbrëmjes së 17 dhjetorit trajtohej në spital, por mësohet se ka pasur 75% të trupit të djegur dhe s'ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në orën 14:30 të kësaj të hëne.

Ndërkohë burime nga spitali bëjnë me dije se babai i viktimës R.Konica është në gjendje të stabilizuar, ndërsa kunati i këtij të fundit  A.K., në gjendje shumë të rënduar me edema post-djegie.

Ngjarja ka ndodhur  me 17 dhjetor, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç.

Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe nga ndezja e një cigareje ka shpërthyer bombola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë