Ka ndodhur

Arrestohet në Rinas 60-vjeçari për mashtrimin me fatura fiktive me 3 mln euro dëm shtetit

Gazeta Si - Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Damage”. M. G., banues në Itali, kërkohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim), 60-vjeçari ka krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Në shtator 2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage” janë vënë në pranga 7 personat për veprën penale penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë