Gazeta Si - Një 44-vjeçar, Valentino Kaçorri është arrestuar në flagrancë në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali”.
Forcat "Shqiponja", në kuadër të operacionit "Sinjali", e kanë ndaluar 44-vjeçarin, të cilit i kanë gjetur armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi ai rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për trafik armësh, ndërsa në vitin 2020 ka qenë edhe subjekt i OFL-së.
Me banim në Tiranë, Kaçorri ka qenë i dënuar në Itali për trafik armësh. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.