Ka ndodhur

Reshjet shkaktojnë përmbytje në Shkodër, 155 banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë

Gazeta Si - Pas reshjeve te shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, harta e sipërfaqes së përnbytur në Shkodër është zgjeruar.

Shtabi i emergjencave raporton se janë 3.020 ha tokë nën ujë, 250 ha më shumë se u shënua pasditen e të premtes.

Situatë problematike paraqitet edhe në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ku raportohet për 570 ha tokë nën ujë.

Niveli i lumit Mat, ka shtim të prurjeve, por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk raportohen deri më tani problematika.

Ndërkohë, kuota në lumin Drin mbetet në nivelin 6.95 m, ndërsa kuota e liqenit është 10 centimetra mbi nivelin maksimal.

Banesa me prezencë uji në oborre banesash dhe stalla në qarkun Shkodër, në total janë 155, nga të cilat 2 me prezencë uji brenda ne banese ne fshatin Obot.

Njësia administrative Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1350 Ha.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.

Në dispozicion janë vendosur 4 mjete te kalueshmerise se larte , 2 varke e 15 efektiv te FA

Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.

Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji ne oborre

Në Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme. Në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartesinë 1.6 m, sip tokë e perbytur 800 Ha, 20 banese me prezence uji.

Të dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA

Në Bërdicë janë 450 Ha tokë nën ujë

Në Rrethina e Livade te përmbytura janë 20 Ha e 5 banesa të rrethuara me ujë. Në Velipoje 400 ha nën ujë dhe nuk ka energji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë