Gazeta Si - Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet për trafik droge. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2.300.000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.