Filma

Serialet e reja që mund të shihni në fundjavë

Nga Gazeta Si - Ndër publikimet e reja janë “Behind Every Star”, “The City and The City” dhe sezoni i dytë i “Scialla Italia”. Serialet e reja mund të ndiqen në Netflix, Disney, Sky, Paramount, Serially dhe RaiPlay.

The Patient (Disney+)

Nga krijuesi i “The Americans”, Joe Weisberg vjen thrilleri psikologjik me dhjetë episode “The Pacient”. Steve Carell është Alan Strauss, një psikoterapist i cili është rrëmbyer nga një nga pacientët e tij vrasës serial. Për Alanin fillon një udhëtim në mendjen e trazuar të Sam, robëruesit të tij, i cili i kërkon të shpëtohet nga impulset vrasëse; por edhe një udhëtim brenda vetes që do ta detyrojë të përballet me traumat e tij të fundit dhe të kaluara. Pjesë e kastit janw edhe Domhnall Gleeson dhe Andrew Lewis.

The Magpie Murders (Sky e Now)

Korrektorja Susan Ryeland është duke punuar në librin më të fundit të papërfunduar të romancierit të famshëm të krimit, Alan Conway. Por sa më shumë që lexon, aq më shumë kupton se realiteti dhe trillimi janë të ndërthurura në mënyrë të rrezikshme. Dhe se ka dy vrasje: ajo e rrëfyer në dorëshkrim dhe një tjetër që ka ndodhur realisht. Si janë të lidhura? Përgjigjja gjendet në kapitullin e fundit të librit, atë që mungon. Seriali britanik në gjashtë episode, “The Magpie Murders” bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Anthony Horowitz.

The Tourist (Paramount+)

Një burrë zgjohet në një spital australian pas një aksidenti me makinë. Nuk i kujtohet emri dhe as nuk i kujtohet asgjë nga e kaluara. Dhe kështu ai nuk e kupton për çfarë arsye njerëzit po e kërkojnë atë. E vetmja gjë që di dhe e di sepse ka nxjerrë një shënim nga xhepi i xhinseve, është se ka një takim me dikë në një lokal. Në “The Tourist”, në Paramount+, luan Jamie Dornan (Fifty Shades of Grey) në rolin kryesor. Në kast edhe islandezi Olafur Darri Olafsson (Trapped).

Behind Every Star (Netflix)

Pas Paper House, një tjetër serial europian jeton sërish në versionin korean. Po flasim për Call my agent!, një prodhim francez i vendosur në botën e agjentëve të yjeve të filmit, i cili në përshtatjen e re titullohet Behind Every Star. Në qendër të historisë janë agjentët e Method Entertainment, të ndarë mes punës dhe jetës private, dhe yjet që ata përfaqësojnë, të luajtur nga aktorët më të famshëm në Seul dhe përreth. Në kastin e Behind Every Star, 12 episode prej rreth një ore, janë Lee Seo-Jin, Kwak Sun-Young, Seo Hyun-Woo dhe Joo Hyun-Young.

The City and The City (Serially)

Trupi i një vajze është gjetur në qytet-shtetin e Beseel. Duket si një rast i zakonshëm i vrasjes, derisa inspektori Borlú zbulon se viktima kishte vizituar së fundmi qytetin binjak të paarritshëm Ul Qoma. Qytetarët e Beseelit nuk mund të kalojnë kufirin e padukshëm që e ndan nga Ul Qoma dhe anasjelltas: për të zgjidhur çështjen më të ndërlikuar të karrierës së tij, megjithatë, Borlu do të duhet të shkelë ligjin dhe të shkelë në qytetin e ndaluar. Në kastin e “The City and The City”, bazuar në romanin homonim fantastiko-shkencor nga China Miéville, janë David Morrissey, Tom Shankland dhe Mandeed Dhillon. Seriali është i disponueshëm në platformën falas të transmetimit Serially.

Scialla Italia (RaiPlay)

Ibrahim, aktor roman me origjinë egjiptiane; Ema, shkrimtare komike; Nicky, influencer i shqetësuar; Gabriele dhe Agnese, studentë; Sergio, kantautor në zhvillim. Ata janë gjashtë protagonistët e sezonit të dytë të Scialla Italia, një dokumentar i RaiPlay që tregon situatën aktuale nga këndvështrimi i njëzet e ca vjeçarëve. Në çdo episod, njëri nga djemtë nis një udhëtim të përbërë nga takime, intervista dhe përvoja që japin një pamje të botës së tij. Seriali, gjithsej dhjetë episode, është prodhuar nga Stand By Me.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë