Gazeta Si - Dy persona u arrestuan në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë një automjet të vjedhur dhe e kanë fshehur në një servis në Fushë-Krujë.
Në pranga përfunduan shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë se ra në gjurmët e tyre pas 3 muajve ndjekje me metoda proaktive. Ata u zbuluan si të përfshirë në një rast të blerjes së një automjeti të markës “Touareg”, që dyshohet se është i vjedhur dhe që kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.K., në Arrameras, Fushë Krujë, policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura.
Policia dyshon se kjo makinë mund të përdorej në një ngjarje të mundshme kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.