Ka ndodhur

Transportonin kokainë, vihen në pranga dy shtetas, shpallet në kërkim një i tretë

Të enjten u sekuestruan 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rija, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasit: -I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.  Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.

Në rrugën "Mikel Maruli", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë