Gazeta Si - Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit.
Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel “Kastrati Empire”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e kompleksit turistik “Prestige Resort”
Ndërsa një ditë më pas, me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.
Një vendim i tillë u kundërshtua nga administratorët e objektit, të cilët pretendonin se disponon lejen sipas ligjit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.